• Kush jemi?
  • Misioni, Vizioni dhe Parimet
  • Archive
  • RSS
banner

Kënga e re nga AVI USKANA, një ri-krijim i këngës legjendë ”Uskana”, nën tingujt e rinjë dhe të magjishëm është një thirrje shpresëndjellëse për Uskanën e Bashkuar me 24 Mars. Le të jetë kjo kenga që do të shoqerojë fitoren tonë, le të jetë ky hymni i triumfit ndaj padrejtesisë, le të jetë kjo kënga e një fillimi të mbarë e aq shumë te mohuar; E kështu kjo kënge të bëhet fanari ndriçues për të gjithë, pasi ne jemi ata që vendosim fatin e Uskanës tonë. Ju presim më 24 Mars!

  • 3 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

»Rikthimi në Uskanë«

Ty Uskanë ilire
Asnjëher’ nuk të le vet’
Ja po vjen rinia krejt
Vjen nga larg e plot me mall

Një liri, dit’ e re
Ku jam rrit’
Ku kan’ le

Uskana, Uskana jon’ e dashur
Koha po vjen, vjen me lirin’
Larg nga larg, i sjell dhe të tjerët
E jona je ke qen’ dhe do ‘ jesh
Uskana, Uskana e dashur

Lot gëzimi ti po derdh
Si dikur gjith’ i mbledh
Shtrohet sofra me gëzim
Sofra jote për bashkim

USKANA, USKANA JON’ E DASHUR
KOHA PO VJEN, VJEN ME LIRIN’
LARG NGA LARG, I SJELL DHE TE TJERET
E JONA JE KE QEN’ DHE DO ’ JESH
USKANA, USKANA E DASHUR!


SHBA, Janar-Shkurt 2013 

AVI Uskana (afrimi, cali, naseri, mika, qamili)

Source: SoundCloud / Uskana2013

    • #Uskana2013
  • 4 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

Sfida e rradhës - 1 Listë e Këshilltarëve

Nga Remzi Mehmedi


“Kapiten i suksesshëm mund të jetë vetëm ai që ka ekipin cilësor” 

Të urtit shpesh thonë që fjala e fundit nuk duhet thënë e para. Mirëpo ka situata të interesit të veçantë që të imponojnë të veprosh ndryshe. Një situatë e këtillë që na obligon të gjithë ne në mënyra të ndryshme të japim kontributin tonë është Kërçova dhe sfida jetike e Marsit. Për Kërçoven e bashkuar deri më tani u tha dhe ende vazhdohet të thuhet shumëçka edhe atë duke filluar prej vitit 2005 e deri më sot, madje u tha në të gjitha format e mundshme duke filluar që nga bisedat në tavolinat e lokaleve të lagjeve, fshatit, qytetit, në intervista televizive, në media të shkruara si dhe elektronike etj. Disa thonë që Kërçova do të humbet, shumë të tjerë thonë që do të fitohet, disa kishin dilemën e përçarjes së votës nga më tepër kandidatë shqipëtar, disa kishin dhe ende vazhdojnë të kenë dilemën a do të arrinë që në Kërçovë në datë 24 Mars të vijë numër i mjaftueshëm i shqiptarve për të fituar Kërçovën si dhe dilema të tjera të arsyeshme.

Ashtu si edhe afrohet koha drejt datës së madhe të 24 Marsit, ashtu edhe disa nga dilemat zhduken dhe na paraqiten dilema të tjera që deri më tani kanë qenë nën hijen e dilemes së unifikimit të gjithë shqiptarve rreth një kandidati shqiptar si dhe nën hijen e përzgjedhjes së kandidatit nga kandidaturat e përfolura. Deri sa këto dy dilema u tejkaluan, dilema e radhës është ajo e përzgjedhjes së këshilltarve. Kjo çështje e cila është lënë nën hijen e përzgjedhjes së kandidatit rrezikon të shihet nga ne si një çështje e parëndësishme. Mirëpo nëse i qasemi seriozisht dhe me konstruktivitet maksimal kësaj çështje do të kuptojmë edhe rendësine tepër të madhe të saj. Komponentat të cilat çështjen e përzgjedhjes së këshilltarve e bëjnë kaq të rëndësishme, sa mund të kemi edhe moment kur rëndësia e përzgjedhjes së këshilltarve tejkalon madje edhe rëndësinë e përzgjedhjes së vetë kandidatit për kryetar, midis tjerash janë këto:

  • Përpara bashkimit të Kërçovës, në dy komunat shqiptare Zajaz dhe Osllome, në Këshillin komunal kishte numër të mjaftueshëm të vendeve për këshilltar sa lehtë arrihej të përmbusheshin ambiciet dhe dëshirat e secilit fshat me së paku një këshilltar. Kjo situatë nga njëra anë ishte pozitive sepse përmbushte kërkesat e secilit Këshilli Vendor të partisë por edhe të secilës Bashkësi Lokale. Mirëpo kjo kishte edhe anën negative të sajë sepse ndikoj që të humbasi kuptimi i vërtetë i këshilltarit thuaj se në çdo aspekt, deri tek ajo që këshilltari nuk shihej si këshilltar për të realizuar çështjet qe obligohet me statut si dhe realizimin e programit politik të parties që i takon por shihej si “përaqësues i fshatit” në Komunë. Mirëpo tash jemi përballë një situate krejt tjetër në të cilën duhet detyrimisht ky mentalitet të ndryshohet sepse numri i këshilltarve shqiptar duam apo nuk duam ne do të jetë sa 1/3 e Këshillave Vendor të partisë dhe të Bashkësive Lokale të Kërçovës së Bashkuar.
  • Fenomeni i pikes së parë determinon që përzgjedhja e këshilltarve në Kërçovën e Bashkuar të bëhet sipas kritereve mirë të studiuara nga ana e organeve kompetente të partive shqiptare por edhe të respektimit të shoqërisë civile. Këshilltarët shqiptar të Kërçovës së Bashkuar në 4 vitet e ardhëshme në përpjekje të realizimit të interesave të votuesve të tyre por edhe të realizimit të programit politik partiak do të përballen me këshilltarët e partive të etnive tjera dhe shumë situata nuk do të jenë të lehta për t’u tejkaluar nëse këshilltarët shqipëtar nuk do të ishin në nivelin e duhur profesional dhe politik.
  • Fitorja e kandidatit shqipëtar do të ishte një fitore historike me rëndësi shumëdimensionale mirëpo festa e fitores eventuale do të mbaronte shpejt dhe për të dëshmuar që ne si shqiptar kemi kualitete te mjaftueshme për të udhëheq institucionin e komunës do të duhej që kryetari t’i qasej punës prej ditës së parë, punë që dora në zemer nuk do të jetë edhe aq e lehte prandaj ai si i vetëm nuk do të arrinte ta realizonte pa ndihmën e ekipit të tij prandaj do t’i duhen këshilltar kualitativ dhe të profileve të ndryshme.
  • Nëse hipotetikisht mund të ndodhte që të humbi kandidati shqiptar dhe në krye të komunes të vazhdonte një kandidat i palës tjetër, atëherë rëndësia e cilësisë së këshilltarit shumfishohet nga se ai grup këshilltarësh që do të fitonte mandat do të ishte zëri i vetëm dhe mekanizmi i vetëm që do të mbronte interesat e shqiptarve dhe në fund të fundit edhe të vetë subjektit.
  • Komponenta e fundit për nga rënditja por ndër më të rëndësishmet është hapja e mundësisë me partitë tjera shqipëtare. Ashtu si u unifikuan rreth kandidatit të vetëm shqiptar të unifikohen edhe rreth nje liste të përbashkët nga se përmes kësaj forme dhe duke shfrytëzuar favoret që i mundëson formula e D’Hontit e cila zbatohet për ndarjen e mandateve na mundëson ne që të kemi shumicën e këshillit në Kërçovën e Bashkuar. Kjo do të ishte një fitore mjaft e madhe për menaxhimin e metutjeshëm të komunës së Kërçoves në cilëndo situatë që do të përfundonte rezultati zgjedhor mbi kandidatin.

  • 5 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

AVI Uskana për Uskanën

Nga AVI Uskana

AVI Uskana lindi në vitet më dramatike të ish Federatës jugosllave kur pas pranverës së ’81 filloi një fushatë e egër  antishqiptare. Si entuziastë të muzikës nuk mund të mos i bashkonim konceptet tona kur të gjithë ishim të ndikuar nga ngjarjet revolucionare studenteske . Mbase edhe nuk i kuptonim pasojat që mund të binin mbi ne, por njëzërit vendosëm në mënyrën  sa më artistike ta sfidojmë këtë shtet diktatorial e të dhunshëm ndaj shqiptarëve. Kështu  më vitin 1983, te shtëpia e Adi Shabanit, lindi kënga që shpejt kulmoi në formimin e identitetit stilistik. Kjo pra, ishte Uskana, këngë kushtuar  rrënjëve të qytetit të lashtë.  Ishte këngë e dëshirave dhe shpresave, e bindjes dhe e betimit se kurrë nuk do ta lëmë të vetmuar, se koha gjithsesi do të vijë me lirinë, rrjedhës së pandalshme të lumit të jetës. Ky toponim vulosi emrin e grupit: Uskana

Grupi përbëhej prej këtyre anëtarëve: Sali Shabani, Naser Ballazhi, Ilmi Shabani, Safet Shabani dhe Qamil Aliu. Krijimtaria jonë pothuajse ishte vullkanike, e zjarrtë, shpërthente episodeve të shumta të ngjarjeve. Ne i këndonim tokës së larë me gjak, tokës mbi të cilën shqipet fluturonin, i këndonim murit të Berlinit shqiptar, i këndonim Drinit të Bardhë e të Zi që diku matanë maleve bashkoheshin te një Dri. Pastaj kapërcenim mure me xhama të mprehtë për të vjelë rrush te një kopsht vlonjat… Vrulli ynë sfidues vërtetë ishte një llavë e pandalshme, një luftë vokalike përmes armës së quajtur kitarë. Nuk u desht të kalojë shumë kohë dhe dhuna policore trokiti në dyert e këngëve tona. Sigurisht brenda na gjeti ne. Epilogu: burg shumëvjeçar…

Ndoshta na heshtën për një kohë qelive të ftohta, por Uskana si këngë e si zog fluturues, kryente misionin e vet në çdo zemër liridashëse. Dhe çuditërisht, ky mision ende nuk është vjetëruar. Sot sërisht, ajo lëshon një zë nostalgjik, thërret në bashkim USKANËN kryengritëse t’i përgjigjet një detyre të shenjtëruar . Si në ëndërr,  u gjendëm tok me njëri-tjetrin, ashtu si dikur. Këtë takim e quajtëm Rikthimi në Uskanë. Kësaj here edhe më të fuqishëm, më të pjekur, të etshëm e të dëshirueshëm për punë, por edhe me gjak të ri të Afrim Shabanit, këtij punëtori të zellshëm, pedagogu të artit muzikor në Universitetin  shtetëror të Bloomingtonit (Illinois State University). Kështu, mbi lajtmotivin e Uskanës uskanase, lindi një motër e re me kushtrimin për t’i dalë zot asaj: O sot, o kurrë!

Lot gëzimi ti po derdh
Si dikur gjith i mbledh
Shtrohet sofra me gëzim
Sofra jote për bashkim

E pra, ky qytet i stërlodhur, kërkon zërin tuaj, dashurinë  tuaj, kërkon t’ia japish nga afërsia, si një buqetë lulesh, një  PO të madhe sa vetë fitorja shekuj e stërpritur. Sot ajo fitore është në shpirtin dhe zemrën tënde, o bashkëvendasi im, uskanasi im! Ne për të votuam erërave të egërsuara sllavërishte, kurse sot ju votojeni me buzëqeshjen e paqës. Durimi në robëri, meriton çmimin liri. Kjo liri kurrë më afër dorës suaj nuk ka qenë, o vëllezër, o qytetarë të denjë e krenarë uskanas. Ejani! Ju thërret USKANA!

SHBA, Janar 2013
AVI USKANA


nga: afrimi, cali, naseri, mika, qamili

                                       Rikthimi në Uskanë

Ty Uskanë ilire                                   Lot gëzimi ti po derdh
A
snjëher’ nuk të le vet’                       Si dikur gjith’ i mbledh
Ja po vjen rinia krejt                           Shtrohet sofra me gëzim
Vjen nga larg e plot me mall               Sofra jote për bashkim

                                    Nje liri, dit’ e re
                                       Ku jam rrit’ ,
                                             Ku kan’ le

                         Uskana, Uskana jon’ e dashur
                         Koha po vjen, vjen me lirin’ 
                         Larg nga larg, i sjell dhe të tjerët
                         E jona je ke qen’ dhe do ‘ jesh
                         Uskana, Uskana e dashur     

 

SHBA, Janar 2013

  • 5 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

Kërçova - Uskana, jam këtu

Nga Bexhet Jagodini
(publikuar ne Zhurnal)

Qyteti me rëndësi  ekonomike, por dhe gjeostrategjike, i këtij  rajoni  në kohën antike ishte Uskana. Ky qytet gjendet i shënuar edhe në hartën gjeografike Iliria, që në mijëvjecarin e parë para erës sonë (A.Stipcevic, “Ilirët”, Rilindja, Prishtinë, 1990 f-136). Shtrihej në rrjedhën e epërme të lumit Ilirida, dhe  qëndron deri në vitin 169 p.e.s deri kur edhe i vërsulen romakët. Ky toponim nuk mundi tu rezistojë okupimeve të ndryshme sllave. Prandaj edhe si i tillë u zhduk, por që ne pasardhësit e Ilirëve Penestë, e këtyre hapësirave  gjeografike, por edhe të tjerët, gjallëron edhe sot e kësaj dite, sidomos kur tash më shihet edhe një argument në artefaktin tonë.

Si qytet i vjetër, edhe sot e kësaj dite nuk i dihet lokacioni i tij i saktë. Arkeologët me anë të metodave të  ndryshme  të sofistikuara  arokozmofotointerpretative mund  të caktojnë saktë shtrirjen gjeografike të këtij vendbanimi antik, por ja që kjo nuk ndodh, e kjo është më se e qartë, sigurisht për vetë “fajsinë” gjenetike të vetë qytetit antiko- ilir.

Pjesë e pllakës ilire Mirësevini në Uskana. Publikuar në artikullin Kërçova - Uskana, jam këtu, Bexhet Jagodini, gazeta Zhurnal 16 Dhjetor 2012

Ky artefakt në foton tonë tregon kthjellët, se unë Uskana jam këtu! Është pllakë me përbërje gjeologjike nga mermeri, e rëndë rreth  1 ton dhe me dimensione  1.1m gjatësi, 1.5m  gjërësi, dhe  rreth  30cm trashësi (1/2 e saj). Këtu ende duket mbishkrimi, ku kan ngelur vetëm shkronjat  U dhe S ndërsa  shkronjat tjera  si K ANA sigurisht duhet të gjenden edhe në gjysmën tjetër që është shumë më e rëndë dhe që nga dëshmitarë okularë dihet saktë  lokacioni i saj. Pronari i posedimit  të pllakës i mban mend mirë dhe qartë këto shkronja të emrit “USKANA” të këtij qyteti antik mbi këtë pllakë.

Ky artifakt, sipas të gjitha gjasave do të  duhet të ketë shërbyer si udhërrëfim për mirëseardhje në qytetin e Uskanës. Këtë e vërteton edhe ajo se në dy krahët e saj vrehen kthjellët edhe dy shtyllat që e kanë mbajtur në pozitë vertikale për informim “Mirësevini në Uskana” si edhe pjesa tjetër që është më e madhe dhe shumë më e  rëndë dhe që gjendet aty nga është marrë kjo pjesë.

Kjo pllakë e të së vërtetës së Uskanës është marrë  që para  60 vitesh nga lokaliteti rreth 100m në jug të vendit i quajtur Manastirishte, objekt nën gërmadha, në perëndim dhe afërsi të fshatit Arangjell e në veri  të  qytetit të Kërçovës dhe me lokacion po në kadastrën e saj. Aty gjendet edhe gjysma tjetër, apo fundamenti i saj. Vendndodhja e saj nxjerr në dritë edhe atë se në sipërfaqe rreth 50 ha, tokë punuese drithërash, thuajse në çdo hap rastis në gjeramida e tjegulla dhe shumë artifakte tjera që kërkonin nji profesionalizëm më të denjë hulumtimi.

Kjo pllakë tash është pronë e një intelektuali që asaj kohe pat ndikim në jetën politike dhe kulturore në tërë Kërcovën, ku sigurisht e ka ditur vlerën e madhe arkeologjike për posedimin e saj. Pjesa tjetër nuk është marr nga hapsira me që sigurisht do të duhet të jetë me peshë shumë më të rëndë, ku asaj kohe skishte me cfar të transportohej.

 Një dëshmi tjetër shumë me rëndësi që flet se këtu duhet të jetë Uskana, dëshmojnë edhe varrezat në teracën e lumit dhe afër rrugës së Tuhinit, e në veri  të fshatit Arangjell dhe në lindje të qytetit të Uskanës. Sipas dëshmitarëve të gjallë thuhet që këto varreza janë më të vjetrat në gjithë rajonin e Kërçovës. Si thonë këtu në Kërçovë „prej se mbahet mend këtu”. Këtu ende janë gjallë mbishkrimet në plakat sipër varrezave që kërkojnë dëshifrim  profesional. Kjo është një argument në vehte, që lë hapsirë edhe për një dëshmi edhe më të fortë për të vërtetuar qytetrimin në këtë qytet, si edhe burimin popullor shqiptar të këtyre trojeve.

Ky lokalitet duhet të shtrihet  fatkeqësisht  jo më larg se  50m në afërsi me vendzbulimet  nënëtokësore të  thëngjillit linjit, ku është edhe projekt i së ardhmes për mihjen dhe eksploatimin e thëngjillit për interesa të TC„Osllomej”. Kjo flet qartë për nevojën për një përkujdesje dhe vëmendje të veçantë i të gjitha strukturave  politike-shoqërore, por dhe banorëve të kësaj ane për ta mbrojtur nga ndonjë mihje eventuale tokësore, apo hudhjen e materialeve mihse në këto hapsira.

Se me të vërtëtë qyteti i Uskanës duhet të gjendet këtu flet edhe pozita e volitshme gjeografike e saj në të kaluarën antike. Aty afër saj kalonte rruga e vjetër,  degë e rrugës së njohur Via Egnacia. Kjo rrugë atëhere lidhte Kërçovën, Poreçen me Shkupin për gjatë rrjedhës së lumit të Tuhinit, ku e njëjta rrugë mbrohej nga Kalaja e Tuhinit në afërsi të malit të Majës apo në lindje të Tuhinit, rrugë e cila i takon periudhës antike, si  që shkruan edhe Tome Smilanic “Kiçevija” f-357 (rruga para vendosjes së sllavëve).

Kalaja e  Kërçovës në jug të kësaj rruge, Kalaja e Markut në mes, si dhe Kalaja e Tuhinit në veri të saj, edhe në mënyrë logjike, por edhe në aspekt të lokacioneve dhe pozitës gjeografike të tyre, korrespodojnë shumë njëra me tjetrën për të pas një vëzhgim mbi rrugën e atëhershme, degë e Via Egnatia që lidhte Uskanën me Skupin. Kjo rrugë asaj kohe ishte shumë më e shkurt të gravitohej kah Kalaja e Tuhinit, se sa të kalohej andej nga Gostivari e Tetova. Atëhere kjo tregon qartë se edhe vjetërsia e këtyre kalave do të duhet të jenë sa Kalaja e Tuhinit (para ardhjes së sllavëve). Me që Kalaja e Tuinit ishte qendër vëzhgimi e rrugës së degës Via Egnatia si që thotë edhe Smiljanic, atëhere padyshim se këtu në këtë lokacion duhet kërkuar edhe themelet e qytetit të Uskanës.

Një dëshmi tjetër të burimit shqiptar paraqesin edhe  mbeturinat  që janë gjetur rreth fshatrave Arangell, Sërbicë, Tuhin, Popojan, Prapadisht, Osllome (T.Smiljanic, f-358) e që shtrihen në afërsi të këtij lokaliteti.

Për lashtësinë e këtij qyteti flet edhe një tjetër monument kulturo-historik që shtrihet në veri të fshatit Arangjell e quajtur “Markuli” ku në pjesën veriore të majës së saj edhe sot mund të hasen gjurmët e një lokacioni të vjetër. Autori Toma Smiljaniq në librin “Kiçevija” përmend edhe ate se në këtë manastir jetonte një pasanik, ku kishte marrë çelsat e dhomave të brendshme sekrete në pjesën bregore të manastirit dhe niset me ushtërinë për në Hungari (T-Smiljanic, f-361).

Është shumë me rëndësi, për të ardhmen e këtyre trojeve të përmendet se  sigurisht nuk është fjala për çelsat e manastirit si që shprehen disa autorë shqiptarë, por sigurisht të kanaleve nëntokësore që thuhet se ekzistojn në nëntokën e saj. (citat: “za vlez u unutrashnjost brega, gde su tajne odaje”, T.Smiljanic. F -361). Ky autor në këtë libër edhe pranon se në këto hapsira, para ardhjes së slavëve jetonin arbanasit (f-357).

Këtu lind edhe vetë një pyetje, pse atëhere nuk revitalizohen këto burime të  mëdha materiale dhe të shkruara historike, si që është rasti me qytetin e vjetër të  Uskanës, kullave, manastire, monumente të tjera kulturo fetare, heronjtë tanë, varreza masive, e kështu me radhë? Sigurisht se një përgjigje e këtillë është e qartë, e ajo është heshtja, që flet vetë, se këtu vërtet ka diçka.

  • 6 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+
Pjesë e pllakës ilire “Mirësevini në Uskana”. Publikuar në artikullin “Kërçova - Uskana, jam këtu”, Bexhet Jagodini, gazeta “Zhurnal” 16 Dhjetor 2012
Pop-upView Separately

Pjesë e pllakës ilire “Mirësevini në Uskana”. Publikuar në artikullin “Kërçova - Uskana, jam këtu”, Bexhet Jagodini, gazeta “Zhurnal” 16 Dhjetor 2012

  • 6 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

Kërçova, nyja lidhëse e Iliridës

Nga Bekim Adili
(publikuar në INA)

Qyteti lashtë i Uskanës, simbol i rezistencës, sinonim i trimëris, treva të cilat kanë kaluar nëpër një histori sa të lavdishme po aq dhe tragjike. E cila duhet kujtuar për sakrificën dhe gjakun e derdhur, në mënyr që në të ardhmen të tregohemi të dinjitetshëm për të realizuar amanetet e parealizuara. Histori e cila më pas kërkohet me përpjekje të mëdha që ta lejm pas. Kjo histori ka qënë e lidhur me dinamikat politike të rajonit tonë që nga koha e para dhe pas perandorisë Osmane deri në ditët e sotme. Historikisht, Kërçova është një vazhdim i denjitetit shqiptar në Ballkan. Elementet historike në tërësi, sidomos ato kulturore, gjuhësore, shpirtërore e zakonore dëshmojnë në mënyrë të pakundërshtueshme dhe ndërkombëtarisht të njohur qasjen e shqiptarëve të rajonit të Kërçovës në mbarë identitetin shqiptar.

E vendosur në një nyje lidhëse të asaj që shumë kush e quan Maqedoni Perëndimore apo të teritorit shqiptarë të Iliridës, nga shqiptarët dhe maqedonasit kjo nyje lidhëse konsiderohet e një niveli strategjik për vetë faktin se Kërçova është një urë lidhëse mes Manastirit dhe Dibrës dhe nga ana tjetër e boshtit kryesor që aktualisht lidhë të gjithë teritoret shqiptare në shtetin në të cilin jetojm si që është lidhshmëria që krijohet mes Strugës dhe Gostivarit e për të vijuar kjo lidhje me qytetet e tjera të banuara me shumicë shqiptare deri në thellsi të Kumanovës apo komunës së Likovës e për të shtuar lidhshmërin e teritoreve shqiptare deri në Kosovë dhe anasjelltas nëpërmjet Strugës, qyteti i Kërçovës gjithashtu ruan lidhshmërin me shtetin amë.Lidhshmëri të cilën shqiptarët e Kërçovës e mbajtën shekuj me radhë, për të ardhur deri në ditët e sotme të 100 vjetorit të pavarsisë.

Pra Kërçova përbën një zonë gjeoekeonomike dhe gjeostrategjike shumë të rëndësishme si për shqiptarët po ashtu dhe për maqedonasit. Kjo rëndësi që i jepet qytetit të Kërçovës nga të dy krahët e politikë nëse dijm ta shfrytzojm është parasëgjithash në dobi të banorëve të kësaj treve, sepse e shëndrron këtë qytet në një segment alternativ transportesh e tregëtie në Rajon. Segment alternativ gjeoekonomik i cili përmban potencialisht linjën e kalimit të Koridorit 8 ose ndryshe linjën hekurudhore që lidhë nëpërmjet Durrësit dhe Varnës detin Adriatik me detin e Zi. Pra nga pikpamja gjeo-strategjike ky segment do t’i siguronte në çdo rast të nevojshëm banorëve të kësaj treve dalje të njëkohësishme në det.

Vështruar me këtë pikpamje gjeoekonomike dhe gjeostrategjike, qyteti i Kërçovës kërkon një trajtim shumë të kujdesshëm dhe me këndvështrim të gjërë, larg doktrinave dhe zgjidhjeve të vjetra, por gjithsesi bazuar në interesin nacional të kombit tonë. Kjo filozofi kërkon mendje të hapura, shoqëri të hapura, kufinj të hapur, tregje të hapura dhe integrime të hapura mbarë shqiptare. Gjithashtu problemet që ka sot Kërçova dhe banorët e saj, të cilat ne i njohim fare mirë e të cilat në veçanti lidhen me shqetsimin e ikjes së gjakut të rinisë sonë, si pasoj e mungesës së alternativës për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre, kërkojnë zgjidhje vizionare shumë komplekse, sikundër vetë pozicioni dhe ndërthurjet e interesave dy palëshe të cilat egzistojn për të qeverisur me këtë qytet. Kështu ndryshimet politike në Rajonin e Ballkanit kanë sjellë dhe transformime të mëdha në hartat politike të tij. Në Evropë e Ballkan, shtete të mëdha janë zhdukur, shtete të reja kanë lindur. Gjithashtu, ndryshime të mëdha ka edhe në strukturën etnike në këtë Rajon. Nga rreth 150 etni të larmishme të ardhura në Ballkan në periudha të ndryshme kohore, sot kemi afro 53 të tilla, që do të thotë se rreth 100 etni të tjera janë asgjesuar. Pra, përjetojmë një Ballkan me dinamika shumë të mëdha në dryshimet që pëson.

Por sa realisht, ne apo klasa jonë politike këtu në Kërçovë, për mbi 20 vite pluralizëm ka vepruar me ndryshimet e mëdha që përjetojn trevat tona, në përputhsmëri me dinamikat e zhvilluara. Përgjigja, parë nga objektivi im, është thujase shumë pakë. Për të ilustruar argumentin tim do të marr shembull dy faktor. I pari lidhet me mungesën e rimëkëmbjes ekonomike që ka munguar në trevat kërçovare dhe faktori dytë është i aspektit demografik që lidhet me vendimet politike të cilat për tetë vite, shkaktuan shtyrjen e bashkimit të qytetit me komunat rurale, e që shoqërisë sonë për këtë hark kohorë i kanë ikur në emigracion rreth 5000 veta. Shtjellojm argumentin e parë me karakter ekonomik. Asnjë ndërmarrje shtetërore që u privatizuan pas sistemit komunistë nuk ra në dorë të biznesit shqiptarë. Subvencione qeveritare për ringjalljen e dy ekonomive që lidhen me pasurit natyrore të trevave tona si që është buqësia dhe blektoria kanë munguar.

Realizimi projekteve ekonomike nëpërmjet të cilave thithen fonde nga institucionet ndërkombëtare, nga ana e institucioneve vendore për këtë hark kohor prej dy dekadash kanë qenë të pakta dhe kryesisht të orientuara në përmirsimin e infrustrukturës por jo të orientuara në linja të prodhimit. Gjithashtu botës së emigrantëve tanë e mos flasim investitorëve të huaj, as që bëhet fjalë tu jenë ofruar projekte apo lehtësira investimi. Kështu ne edhe pse kemi kullosa pa fund, prodhimet e qumshtit i konsumojm nga Manastiri. Edhe pse pyjet janë shumë të pasura, ne vazhdojm të blejm mobilje nga mini fabrikat e ndërtuara me subvecione qeveritare në qytetet e lindjes së këtij shteti atje ku vetëm pyje ska.Edhe pse burimet hidrike në vendbanimet tona janë pafund ne kemi shumë fshatra pa ujësjellës dhe ujin e pijshëm vazhdojm ta konsumojm nga pelisteri. Edhe pse kishim Ministër shëndetësie, spitali i Kërçovës sot është pa një ekip mjekësor për intervenime kirurgjikale, repartit të lindjes i mungon anestesiologu, që do të thotë se sot shqiptarët e Kërçovës në mungesë të planifikimit të kuadrove kemi ngelë pa kirurg, pa gjinekolog, pa anestesiolog dhe pa shumë specialist të profileve të ndryshme, ashtu sikurse kemi ngel pa inxhinier, metalurg apo xehtarë, si rrjedhoj e mos hapjes së fakulteteve në qytetin tonë nga ana e USHT, të drejtimeve të cilat lidhen në përputhshmëri me pasurit natyrore si që është kombinati Xeherores së Osllomesë apo ai i Tajmishtit i cili pritet të rifilloj me punë.

Pra pavarësisht papajtueshmërive që vijojn të vërehen lidhur me këto ndryshime, në tërësi konstatohet se këto transformime po shkojnë në radhë të parë në dëmë për ne shqiptarët e këtushëm dhe në radhë të dytë dëmtojm lidhshmërin e trojeve tona që janë të një aspekti nacional strategjik. Prandaj nëse shohim prapa kemi shkak të trishtohemi. Por nëse me një mobilizim të përgjithshëm, ku i takon BDI-së si forca kryesore për të përfshir në atë që quhet shtabi zgjedhor dhe listat zgjedhore për në zgjedhjet lokale edhe subjektet opozitare, ato të komuniteteve më të vogla si që janë turqit dhe romët, botën e emigracionit si dhe shoqërin civile, veprim nga i cili do të krijonte një vullnet mbarë popullorë, e si rrjedhoj në munges të rrjedhjes së votave do të kishim më shumë vende në Këshillin komunal.

Kështu duke ndërtuar një projket të detajuar,që do të thotë të shikohen rreth 1500 votues të trungut elektoral shqiptarë të cilët nga burime zyrtare thuhet që ende janë pa letërnjohtime biometrike, mundësia e pastrimit të listave zgjedhore ku supozohet vetëm në Kërçovë numëri votuesve fiktiv të bllokut maqedonas të jenë rreth 2000 veta, si dhe marrja e masave nëpër qendrat e votimit në vendbanimet maqedonase në mënyr që të mbrohet me dinjitet vota jonë, edhe pse jemi në limitet e fundit kohore, ndaj bindjen se kemi arsye të shohim përpara, me iden që të realizojm shpresat e mëdha të ëndërruara dekada me radhë, shpresa të cilat emërtohen, për të patur një Kërçovë e cila do të administrohet nga shqiptarët. Projekt për të cilin që të gjithë kemi përgjegjësi dhe detyrime për ta fituar, por parasëgjithash e gjithë barra bien mbi subjektin tonë që kemi në qeveri.

Historia na ka dhënë mësime të hidhura për të mos i harruar, por edhe për të mos i përsëritur kurrë. Unë dhe shumë kush e di mirë se edhe në popullsinë e kësaj treve ka dëshira të ndryshme, ka ëndrra që nuk mund të injorohen. Por, të gjithë lypet të përballemi me realitetin dhe mbi të gjitha me alternativën më të ndritur që do duhet të ofrohet, kandidatur e cila të ketë atribute individuale dhe të trungut të tij familjar për arritjen në këtë 100 vjetor të pavarësisë.Ku së bashku me fitoren elektorale Uskanës sonë të lashtë ti këthejm dinjitetin e munguar, e që do të thotë Kërçova të administrohet nga një kryetar i ardhshëm shqiptarë si qenja më e vjetër në këto hapsira, nga e cila popujve tjerë asnjëher nuk ju ka ardhur asnjë e keqe dhe nga e cila nuk ka arsye se përse të friksohen të tjerët.

Së fundi apeloj që të kemi besim të patundur te vlerat e shoqërisë sonë, ku me këmbngulësi të kërkojm përgjegjësi nga aktorët politikë por dhe shoqëria në tërësi. Të kemi bindje të palëkundur te aspiratat shekullore të kombit tonë. Të kemi forcë për të mposhtur të keqen e së kalurës, me idenë që të ringjallet vullneti nga i cili do të rrisim filizat e së ardhmes.

Source: ina-online.net

  • 6 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+

Treni i fundit i udhëtimit të domosdoshëm

Nga Remzi Mehmedi
(publikuar në 
Zhurnal)

“Nëse ende nuk e kemi të qartë pse duhet ta fitojmë Kërçovën, përgjigjen e saktë do ta gjejmë në përllogaritjen e pasojave që do t’i kemi nga humbja eventuale e saj”. Maqedonia është vendi më specifik në rajon në secilin segment të funksionimit të tij. Është vendi ku ka dyshime të  thella mbi numrin e saktë të popullatës së saj; ku nuk dihet saktësisht numri i shtetasve që kanë të drejtë vote; ku nuk dihet saktë numri i anëtarëve të secilës njësie etnike që jeton në të; ku situata faktike dhe juridike jo që nuk janë në harmoni, por janë kontroverse; ku janë tejet konfuze synimet e vetë shtetit në planin e jashtëm, por edhe të brendshëm; ku varfëria dhe papunësia dita - ditës i afrohen kulmit dhe mbi të gjitha, është vendi që përpiqet teoretikisht të paraqitet si “oaza e paqes” në rajon e në fakt karta e vetme e ardhjes në pushtet të forcave politike të shumicës, është karta e të qenit nëna e llojit të vet dhe njerka e të tjerëve. 

Mirëpo, duke ju referuar motos “të mendojmë globalisht, por të veprojmë lokalisht”, ne si shqiptar që jetojmë në Kërçovë në ditët e 100 - vjetorit të Pavarësisë të kësaj Shqipërie që është sot, gjendemi përballë emocionit të festimit të 100 - vjetorit të shtetit shqiptar dhe sfidës së zgjedhjeve lokale që na pret në mars të vitit të ardhshëm. Në çdo vend tjetër të botës do të ishte absurde që të vendosen në një rang emocional shënimi i 100 -  vjetorit të Pavarësisë përballë zgjedhjeve lokale të një qyteti të vogël dhe të varfër, siç është Kërçova. Por, specifikat që karakterizojnë qytetin tonë rrisin peshën e rëndësisë së zgjedhjeve lokale të qytetit dhe arsyetojnë emocionin, dëshirën, nevojën dhe çdo veprim tjetër të natyrshëm, në drejtim të përgatitjes së kërçovarëve për të fituar këtë betejë sa politike, po aq më shumë   kombëtare. 

Pasqyra që Maqedonia paraqet për rajonin, Kërçova në miniaturë paraqet shembullin për vetë Maqedoninë, pos që dallon në segmentin e epërsisë numerike të shqiptarëve që pranohet edhe zyrtarisht nga të gjithë palët. Kërçova është ndër qytetet më të varfra të Maqedonisë, është qyteti ku punësimi si një e drejtë e natyrshme është shndërruar në mit dhe në një sfidë, që për fat të keq nga shumëkush llogaritet si e shenjtë. Është qyteti ku mungojnë investimet kapitale, si dhe qyteti ku pesimizmi për perspektivë i të rinjve është në kulm. Këto specifika dhe shumë të tjera të këtij domeni, i vërteton më së miri fakti i migrimit të shqiptarëve të kësaj ane në shtete të ndryshme të botës, rezultatet e të cilit kanë sjellë pasoja të mëdha dhe si rrjedhojë, sot shkollat tona fillore kanë nga 1,2 ose 3 nxënës, me çka rrezikohet mbyllja e tyre dhe largimi i dhjetëra arsimtarëve nga puna. Pasqyra e zymtë e qytetit vërehet edhe tek vetë studentët shqiptar të Kërçovës, të cilët në mungesë të perspektivës në vend, më tepër janë të përqendruar se si të gjejnë rrugën për të ikur nga vendi, se sa ku të vazhdojnë studimet e mëtejshme në plan të përgatitjes së tyre profesionale dhe shkencore. 

Këto janë vetëm disa nga problemet që karakterizojnë qytetin e Kërçovës në 100 - vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë së sotme. Këto specifika, por edhe shumë të tjera imponojnë domosdoshmërinë e udhëheqjes së Kërçovës nga shqiptarët,domosdoshmëri e cila duhet kuptuar edhe nga subjektet politike,që sfida e Kërçovës duhet parë si një triumf përtej interesave partiake. Që kjo sfidë (Uskanës sonë t’i prijë një shqiptar) e Kërçovës të merr epitetin e të qenit treni i fundit i udhëtimit të domosdoshëm, në veçanti duhet kuptuar edhe nga vetë mërgimtarët tanë pa votën e të cilëve fitorja do të ishte vetëm një utopi. Krahas nevojës për të udhëhequr me Kërçovën që është emërues i përbashkët i të gjithë kërçovarëve shqiptarë, në rrugëtimin se si do të arrihet deri këtu, ka mjaft dilema të cilat për fat të keq tek disa rrisin edhe skepticizmin e fitores, ndërsa tek pala tjetër shtojnë ambiciet se edhe në të ardhmen ata si pakicë do të udhëheqin me Kërçovën, që historikisht shumica e popullsisë është shqiptare. 

Mirëpo, që të mos ndodhi kjo, duhet që mobilizimi i shqiptarëve, në veçanti i kërçovarëve që jetojnë në diasporë, të ngrihet në çdo nivel dhe ëndrra që në Kërçovë Zot i vendit të bëhet zotëriu i natyrshëm, të bëhet realitet. Po qe se kjo ëndërr e shumëpritur objektivizohet, atëherë në 28 nëntorin e vitit të ardhshëm edhe Kërçova do të frymojë shqip ashtu si Struga, Gostivari, Tetova dhe shume njësi tjera administrative në Maqedoni. Fitorja e Kërçovës është treni i fundit i udhëtimit të domosdoshëm për shumë arsye, mirëpo arsyeja bazë është para së gjithash parandalimi i migrimit të mëtejshëm dhe ndërtimi i strategjisë për ti kthyer shqiptarët në vendlindje. Në të kundërtën, me humbjen eventuale të saj, pos tjerash rrezikojmë që migrimi të thellohet edhe më shumë dhe, si rrjedhojë të shtohen edhe më tepër pasojat në të gjitha dimensionet. Kjo sfidë vendos përballë njërit ndër provimet me të rëndësishme politike dhe kombëtare, çdo shqiptar, çdo parti politike, aq më tepër edhe çdo kandidat që synonte drejtojë atë në të ardhmen. Them kështu, ngase kjo pozitë eventuale duhet parë si një  përgjegjësi madhore e jo si një privilegj, nga i cili do të shijohen benificionet, favoret e dobitë e tij. Prandaj, besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm që Kërçova në 100 - vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë aktuale, ndodhet përballë sfidës së fitores së saj në zgjedhjet lokale, fitore e cila duhet  konceptuar si “treni i fundit i udhëtimit të domosdoshëm”. Në të kundërtën pasojat nga humbja eventuale do të ishin të papërmirësueshme, andaj: “Nëse ende nuk e kemi të qartë pse duhet ta fitojmë Kërçovën, përgjigjen e saktë do ta gjejmë në përllogaritjen e pasojave që do t’i kemi nga humbja eventuale e saj”.

  • 6 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+
USKANA 2013, Po bëhet më shumë, dhe më e fortë.
Iniciativa jonë zgjerohet çdo ditë e më shumë me kontribues të vërtetë nga fusha të ndryshme. Një përshëndetje e veçantë shkon për kontributorët më të rinjë që i shtohen iniciativës USKANA2013 e që tashmë janë pjesë e stafit tonë. Ne mendojmë se ju i njihni nga profili i tyre publik:
Vjollca Mehmeti NurediniLegislative Support
Edita Hasani BekteshiCommunications & Languages Support
Ilir MehmediAir Transport Support
Me ndihmën dhe suportin e tyre të paçmuar, ne besojmë se nisma jonë bëhet më serioze dhe vendimtare për fitoren e drejtë të Kërçovës nga Shqiptarët.
Pop-upView Separately

USKANA 2013, Po bëhet më shumë, dhe më e fortë.

Iniciativa jonë zgjerohet çdo ditë e më shumë me kontribues të vërtetë nga fusha të ndryshme. Një përshëndetje e veçantë shkon për kontributorët më të rinjë që i shtohen iniciativës USKANA2013 e që tashmë janë pjesë e stafit tonë. Ne mendojmë se ju i njihni nga profili i tyre publik:

Vjollca Mehmeti Nuredini
Legislative Support

Edita Hasani Bekteshi
Communications & Languages Support

Ilir Mehmedi
Air Transport Support

Me ndihmën dhe suportin e tyre të paçmuar, ne besojmë se nisma jonë bëhet më serioze dhe vendimtare për fitoren e drejtë të Kërçovës nga Shqiptarët.

    • #2013
    • #Bashkimi
    • #Edita Hasani Bekteshi
    • #Ilir Mehmedi
    • #Komunat
    • #Kërçova
    • #Vjollca Mehmeti Nuredini
    • #Zgjedhjet
    • #Maqedoni
  • 6 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+
Përshendetje, Miq të dashur.
Në të vërtetë sot, ditë e Shtunë në Kërçovë. Jam shumë i sigurtë që ju të gjithë keni memorie të ndryshme nga kjo ditë e rëndësishme për ekonominë e Kërcovës. Pikërisht, për faktin e këtillë ne shfrytëzojmë rastin për të promovuar faqen tonë tëre USKANA.ORG për publikun Kërçovar.
Kjo faqe do të shërbejë si platformë publikimi për iniciativën tonë po jo vetëm, qëllimi tjetër është që ajo të këthehet “Fanar Udhëzues” për të gjith ju bashkëatdhetare që vendosët ti përgjigjeni kësaj iniciative.
Në ditët në vazhdim kjo faqe do të pasurohet edhe me materiale të tjera, thelbësore dhe të rëndësishme për të arritur qëllimin kryesor, Fitoren e Kërçovës që në të vërtetë na takon neve.
Shpresojmë që faqja jonë e re, t’ju pëlqejë!
Pop-upView Separately

Përshendetje, Miq të dashur.

Në të vërtetë sot, ditë e Shtunë në Kërçovë. Jam shumë i sigurtë që ju të gjithë keni memorie të ndryshme nga kjo ditë e rëndësishme për ekonominë e Kërcovës. Pikërisht, për faktin e këtillë ne shfrytëzojmë rastin për të promovuar faqen tonë tëre USKANA.ORG për publikun Kërçovar.

Kjo faqe do të shërbejë si platformë publikimi për iniciativën tonë po jo vetëm, qëllimi tjetër është që ajo të këthehet “Fanar Udhëzues” për të gjith ju bashkëatdhetare që vendosët ti përgjigjeni kësaj iniciative.

Në ditët në vazhdim kjo faqe do të pasurohet edhe me materiale të tjera, thelbësore dhe të rëndësishme për të arritur qëllimin kryesor, Fitoren e Kërçovës që në të vërtetë na takon neve.

Shpresojmë që faqja jonë e re, t’ju pëlqejë!

  • 7 months ago
  • Permalink
Share

Short URL

TwitterFacebookPinterestGoogle+
Page 1 of 2
← Newer • Older →

Logo

Mbi Nismën

Kjo iniciativë është nisur nga një ekip vullnetarësh të pavarur që punojnë dhe jetojnë jashtë vendlindjes. Kjo faqe dhe aktivitetet tjera mbështeten në të gjitha mënyrat vullnetarisht nga diaspora dhe vendlindja. Gjithësecili që ka vullnet të mirë mund të na bashkohet dhe çfarëdo ndihme është e mirëseardhur.

Na gjeni dhe në

  • @uskana2013 on Twitter
  • Facebook Profile
  • uskana2013 on Youtube
  • uskana2013 on Soundcloud
  • Linkedin Profile
  • RSS
  • Random
  • Archive
  • Mobile
Effector Theme by Pixel Union